Përfundojnë punimet në Kalanë e Kaninës, monumenti historik pret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar

Aktualitet | 16 minuta më parë

Kanë përfunduar punimet restauruese dhe përmirësuese në Kalanë e Kaninës në Vlorë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ka njoftuar se monumenti historik tashmë është i gatshëm të mirëpresë vizitorët me kushte më të mira infrastrukturore.

Sipas ministrit, ndërhyrjet kanë përfshirë punime konservuese, strukturore dhe përmirësime infrastrukturore, me synim ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave historike e kulturore të kalasë.

Përmes këtyre ndërhyrjeve synohet gjithashtu përmirësimi i përvojës së vizitorëve, duke ofruar kushte më të sigurta dhe më të përshtatshme për eksplorimin e një prej monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në zonën e Vlorës.

Ministri Gonxhja është ndalur edhe te kritikat për punën e kryer, duke theksuar se rezultatet konkrete janë përgjigjja më e mirë ndaj tyre.

Kalaja e Kaninës përfaqëson një nga pikat me rëndësi historike dhe turistike të Vlorës, ndërsa përfundimi i punimeve synon t’i japë një dimension të ri vizitueshmërisë dhe promovimit të këtij monumenti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme