Kronikë
Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, 27 vjeçari arrestohet sapo hyn në territorin shqiptar (EMRI)
Një 27 vjeçar i identifikuar si Edison Vukaj është arrestuar në Rinas, sapo ai ka hyrë në territorin shqiptar.
Policia bën me dije se i riu është dënuar në vitin 2025 me 3 vite burgim për vjedhje
“Shërbimet e Policisë Kufitare kapën në hyrje të RSh-së, shtetasin në kërkim Edison Vukaj, 27 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 03.06.2025, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
Vazhdo të lexosh
Reklamë



