Sindikata e transportit të taksive në Shqipëri bashkë me shoferët e taksive kanë protestuar këtë të mërkurë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e problematikave që, sipas tyre, prej kohësh ia kanë referuar Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, por asnjëra nga institucionet nuk ka bërë të mundur zgjidhjen e tyre. Përmes një deklarate për mediat ata kanë renditur shtatë kërkesat e pazgjidhura, që po rëndojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e këtij sektori.

Sipas sindikatës, shtimi i numrit të taksive të licencuara, por edhe i automjeteve që ushtrojnë këtë aktivitet pa licencë, ka krijuar konkurrencë të pabarabartë në treg.
Taksistët kërkojnë gjithashtu që licencat të përcaktohen në raport me numrin e banorëve.

Përfaqësuesit e sindikatës shprehin pakënaqësi për mungesën e dialogut me institucionet përgjegjëse. Ata paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje lëvizja sindikale do të përshkallëzojë protestën e tyre në vijim deri në bllokim të qarkullimit rrugor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: