Zubimendi mohon largimin nga Arsenali dhe sqaron zërat për Atleticon e minutat e kufizuara

Martin Zubimendi ka hedhur poshtë kategorikisht mundësinë e transferimit te Atletico Madridi, duke këmbëngulur se nuk po planifikon të largohet nga Arsenali.

Në një bisedë me median spanjolle Marca, 27-vjeçari tha se lajmet për kalimin te klubi madrilen janë të pabazuara. Ai shtoi se vëmendjen e ka te Arsenali, edhe pse këtë sezon ka luajtur pak.

Të lidhura

None found

“Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë dhe nuk jam pranë ndonjë marrëveshjeje. Kam lexuar edhe se mund të largohem, por realiteti është krejt i kundërt”, u shpreh Zubimendi.

Mesfushori pranoi se spekulimet e mediave mund ta shqetësojnë, veçanërisht kur publikohen pretendime që më vonë nuk konfirmohen.

“Shpesh del një lajm dhe, kur nuk ndodh ajo që thuhet, duket sikur gjithçka harrohet menjëherë. Kjo më bezdis. Ndonjëherë kontrolloj edhe Twitterin për të parë çfarë është shkruar, që t’u përgjigjem personave që më kontaktojnë”, tha ai.

Spanjolli theksoi se ndihet mirë në Londër dhe synon të qëndrojë te Arsenali deri në përfundim të sezonit. Kontrata e tij me klubin anglez është e vlefshme deri në vitin 2030.

Koha e kufizuar në fushë e ka bërë këtë sezon të vështirë për mesfushorin. Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur ishte ndër lojtarët më të aktivizuar, në këtë edicion ka zhvilluar vetëm rreth 100 minuta në Ligën Premier.

Zubimendi e përshkroi situatën si një përvojë të panjohur më parë dhe tha se ka fituar durim, ndërsa beson se gjendja mund të përmbyset brenda një kohe të shkurtër.

“Kam kuptuar që jam i durueshëm. Besoj se çdo gjë kalon. Vitin e kaluar ndodhi e kundërta dhe luajta pothuajse në çdo ndeshje, prandaj edhe kjo mund të ndryshojë shpejt”, deklaroi ai.

Ai tregoi se sezonin e kaluar minutat e shumta i kishin shkaktuar lodhje fizike. I pyetur nëse kishte menduar të kërkonte mbështetje psikologjike për t’u përballur me situatën, u përgjigj se e kishte marrë në konsideratë, por nuk kishte vepruar ende.

Sipas mesfushorit, Mikel Arteta e kishte paralajmëruar skuadrën që në nisje të sezonit se konkurrenca do të ishte e fortë. Trajneri kishte shpjeguar se priteshin përforcime dhe se do të kishte minuta për të gjithë.

Megjithëse nuk e ka të sigurt një vend në formacion, Zubimendi e konsideron Arsenalin një prej pesë skuadrave më të mira në Evropë.

Ai foli edhe për përvojën me përfaqësuesen spanjolle në Kupën e Botës. Zubimendi e nisi turneun pa luajtur asnjë minutë, por më pas u aktivizua edhe në finalen e madhe.

Mesfushori ishte në fushë në aksionet që sollën golat e Mikel Oyarzabalit dhe Ferran Torresit. Ai e përshkroi atë përjetim si të jashtëzakonshëm.

“Të isha në fushë në ato çaste vendimtare dhe t’i festoja nga brenda ishte e mrekullueshme. Për më tepër, kjo më ndihmoi ta lija disi pas atë peng”, tha ai.

Zubimendi vlerësoi edhe Rodrin, shokun e tij në përfaqësuese, duke e quajtur bekim mundësinë për të ndarë dhomën e zhveshjes me të.

“Një pjesë të titujve që kam fituar ia detyroj edhe atij”, përfundoi mesfushori, i cili tani po përgatitet për ndeshjen e radhës të Spanjës kundër Republikës së Çekisë.


Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet