Hoti akuzon Kurtin për mashtrim: Vetëm katër nga 10 persona të moshës së punës janë të punësuar

Avdullah Hoti, LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po mashtron me deklaratat e tij për uljen e pabarazisë në paga, duke thënë se treguesit e punësimit në Kosovë vazhdojnë të jenë shqetësues.

Përmes një reagimi në Facebook, Hoti ka thënë se vetëm katër nga 10 persona të moshës së punës janë të punësuar, ndërsa te gratë dhe të rinjtë kjo përqindje është edhe më e ulët.

Ai ka thënë se gjysma e popullsisë në moshë pune nuk merr pjesë fare në tregun e punës, ndërsa ka shtuar se këta tregues kanë mbetur pothuajse të njëjtë gjatë pesë viteve të fundit.

“Kurti mashtron veten e botën me deklarata se e ka ulur pabarazinë në paga.

E fsheh të vërtetën:
– nga çdo 10 persona të moshës së punës, vetëm 4 janë të punësuar;
– nga 10 gra të moshës së punës, vetëm 3 janë të punësuara;
– nga 10 të rinj të moshës 15-24, vetëm 3 janë të punësuar;
– gjysma e popullsisë së moshës së punës as nuk marrin pjesë në tregun e punës.

Këto raporte kanë mbetur të njëjta në pesë vitet e fundit, edhe pse janë shpenzuar miliona në skema të superpunës e të subvebcioneve pa asnjë efekt real afatgjatë.

Kostoja e jetës gati është dyfishuar në pesë vitet e fundit. Sigurimet shëndetësore as nuk janë në horizont. Prodhimi vendor është në krizë dhe çmimet e produkteve ushqimore nga importi janë gjithnjë e më të larta.

Atëherë për çfarë ulje të pabarazisë po flet ky?”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika