Deputetja socialiste, Sara Mila është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë. Burimet bëjnë me dije se ajo është thirrur si person nën hetim në një dosje që prokurorët e posaçëm po hetojnë për shit-blerje votash në zgjedhjet e vitit 2025 në qarkun e Elbasanit. Vetë deputetja shmangu komentet mbi detajet e dosjes së saj dhe foli shkurtimisht pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.