Arrestohet një gjerman në Kosovë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike

11 Nëntor 2026 | 11:57

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një gjerman nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me krimin e organizuar dhe trafikimin e kundërligjshëm të armëve

Sipas njoftimit të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, i dyshuari me inicialet L.S. është ndaluar në rajonin e Gjilanit, ku pas kontrollit dhe skanimit të automjetit me të cilin po udhëtonte, janë zbuluar dhe sekuestruar 43 armë të gjata automatike.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë verifikimin e origjinës dhe destinacionit të armëve të sekuestruara.

Autoritetet kanë bërë të ditur se publiku do të informohet për zhvillimet e mëtejshme, duke respektuar procedurat ligjore dhe integritetin e hetimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme për raportin e Komisionit Evropian

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme plenare, ku do të debatohet për Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026. Seanca do...
08:34 | 11/11/2026

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Presidenti amerikan, Donald Trump, nominoi Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke ia dërguar emrin Senatit amerikan për konfirmim....
07:27 | 11/11/2026

Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës ka konfirmuar se sot rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës...
20:34 | 10/11/2026