Bashkia e Elbasanit do të pajisë me bonus qiraje familjet e prekura në pallatin e shpallur tashmë të pabanueshëm si pasojë e shpërthimit nga rrjedhja e gazit.
Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja infirmoi lidhur me hapat që duhet të ndjekin banorët për përfitimin sa më shpejt të bonusit.
“Ditën e djeshme miratuam bonusin e qirasë për familjet e prekura. Pallati është shpallur i pabanueshëm nga Inspektorati i Ndërtimit. Pagesa do të nisë sapo familjet të pajisen me kontratë qiraje për banesën ku do të sistemohen.
Për familjet që kanë nevojë për banesa 1+1, bonusi do të variojë nga 150 deri në 250 mijë lekë, ndërsa për banesat 2+1, nga 250 deri në 350 mijë lekë.
Sapo familjet të plotësojnë dokumentacionin dhe të paraqesin kontratën e banesës së marrë me qira, do të bëhet lëvrimi i bonusit të qirasë”, u shpreh Llatja në një intervitë për ABC News.
Ai theksoi gjithashtu se, megjithëse bonusi është miratuar për një periudhë njëvjeçare, u garantoi banorëve se mbështetja do të vijojë deri në sistemimin e tyre në banesa.