Me 14 dhjetor 2026, do të zhvillohen zgjedhjet për rektorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Në UNISHK ka mbërritur urdhri i ministres së Arsimit Mirela Kumbaro Furxhi. Urdhri i Kumbaros, përcakton nisjen e fushatës së kandidatëve të mundshëm me datë 13 nëntor.
Zgjedhjet për rektor, u bënë të detyrueshme pas dorëheqjes së ish- rektorit Tonin Gjuraj nga kjo detyrë. Tashmë pritet që të zyrtarizohen edhe kandidatët për këtë garë. Rektori që do të zgjidhet, do të vazhdojë kohëzgjatjen e mandatit të ish- rektorit Gjuraj, pra nuk do të ketë një mandat 4- vjeçar.




