Evakuohen 300 shkolla në Itali, shkak alarmet me email për bomba
Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan të mërkurën pasi morën të njëjtin mesazh alarmi për bombë. Lajmin e njoftoi ministri i arsimit, Giuseppe Valditara.
Alarmi i sigurisë erdhi mes shqetësimeve në rritje në Evropë në lidhje me të ashtuquajturat kërcënime të luftës hibride, të cilat kanë synuar supermarketet, bankat e gjakut, trafikun ajror dhe transmetuesit televizivë .
Valditara tha se 300 shkolla ishin prekur nga alarmet për bomba, duke shtuar se numri mund të rritet.
“Pas një alarmi kombëtar për bombë, dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë nxënësit janë dërguar në një zonë të sigurt dhe mbeten nën mbikëqyrjen e stafit mësimdhënës”, informoi prindërit një shkollë në Romë.
Emaili ishte nënshkruar si “Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit”, sipas një burimi qeveritar me njohuri për çështjen. Forcat policore italiane po hetojnë rastin.
Njeriu që demokratët nuk e kuptuan kurrë
Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie
Dyshohet për spiunazh për Rusinë, Kremlini mohon përfshirjen pas arrestimit të ushtarakut amerikan në Britani
- 12:07 Kurti: Njohja e Kosovës nga Serbia, dëshmi e demokracisë së vërtetë
- 12:03 Njeriu që demokratët nuk e kuptuan kurrë
- 11:58 Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie
- 11:57 Arrestohet një gjerman në Kosovë, sekuestrohen 43 armë të gjata automatike
- 11:48 Bardhi: PD nuk ka bojkotuar Reformën Zgjedhore, mazhoranca po pengon procesin
- 11:27 Balla për kërkesën e Veliajt për të marrë pjesë në Asamblenë e PS: E kam mik, por të përballet vetë me drejtësinë