Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës, ka vendosur uljen me 3 lekë për litër të çmimit të naftës. Sipas tarifave të reja, ajo do të shitet me pakicë deri në 205 lekë për litër, ndërsa benzina do të kushtojë jo më shumë se 164 lekë për litër.

Vendimi u mor të mërkurën, më 11 nëntor 2026. Çmimet e përcaktuara fillojnë të zbatohen sot në orën 14:00 dhe mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës të Bordit. Operatorët që nuk i zbatojnë mund të përballen me pezullim të aktivitetit.

Të lidhura

None found

Në mbledhjen e radhës, Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë dhe Pakicë të Nënprodukteve të Naftës dhe Gazit shqyrtoi çmimet në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026, për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Vendimi mbështetet gjithashtu në nenet 21/3 dhe 21/5 të Ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, të ndryshuar, si dhe në Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, për shtesën në Ligjin nr. 61/2012 për akcizat në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.

Për gazoilin e standardit SSH EN 590, tavani i shitjes me shumicë u caktua në 193 lekë për litër, ndërsa ai me pakicë në 205 lekë për litër. Për benzinën e standardit SSH EN, çmimet maksimale janë 152 lekë për litër me shumicë dhe 164 lekë për litër me pakicë.

Bordi u bëri thirrje operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë që të respektojnë vendimin, duke paralajmëruar pezullim të aktivitetit në rast shkeljesh të konstatuara.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaruan se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.


Shtuar më 11.11.2026 12:36

Quantcast
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet