Ulen sërish çmimet e naftës dhe benzinës
Çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës është ulur nga 208 lekë në 205 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 164 lekë për litër, nga 167 lekë që ishte një ditë më parë.
Edhe çmimet e shitjes me shumicë janë ulur me 3 lekë për litër. Nafta do të tregtohet me shumicë me jo më shumë se 193 lekë për litër, nga 196 lekë më 10 nëntor, ndërsa benzina me 152 lekë për litër, nga 155 lekë më parë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 11 nëntor, në orën 14:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Bordi i Transparencës është rikthyer në funksionim në kuadër të situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16 shtator 2026, duke përcaktuar çmimet maksimale të tregtimit të karburanteve me shumicë dhe pakicë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









