Presidenti amerikan Donald Trump ka festuar rrëzimin e nismës për shkarkimin e sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, pasi Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA votoi kundër vijimit të procedurës së shkarkimit.

“Përpjekja e demokratëve për të vënë nën akuzë sekretarin e Luftës, Pete Hegseth, dështoi në mënyrë të turpshme! Çdo republikan, me përjashtim të Thomas Massie, një humbës i vërtetë, votoi në favor të Pete”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 211 vota pro dhe 204 kundër për ta dërguar rezolutën e shkarkimit në Komisionin e Drejtësisë, një veprim procedural që praktikisht bllokoi nismën. Thomas Massie, republikani që kishte paraqitur rezolutën, ishte i vetmi anëtar i partisë së tij që votoi kundër këtij veprimi.

Rezoluta përmbante tetë akuza ndaj Hegseth, mes tyre drejtimi i operacioneve ushtarake kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit, si dhe pretendime për shkelje të ligjeve që mbrojnë civilët gjatë sulmeve ushtarake.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb