Këtë fundjavë, në stadiumin e famshëm “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të zhvillohet eventi UFC-334 në artet marciale mikse. Një event që pritet me shumë interes, pasi janë dy duele të forta për titullin kampion bote.
Kështu, në peshën e rëndë (heavyweight) do të zhvillohet sfida mes kampionit në fuqi, francezit Ciryl Gane dhe amerikanit të pamposhtur Josh Hokit (10 fitore e asnjë humbje në kafaz).
Për Gane (14 fitore, 2 humbje e 1 duel pa rezultat) kjo është hera e parë që mbron titullin kampion. Ai ishte kampion i përkohshëm kur mundi Pereira në qershor, por në shtator u shpall kampion i këtij Divizioni.
Për femra, mjaft interesante sfida për titullin e peshës “bantamweight” (pesha 62kg), mes kampiones në fuqi, luftëtares amerikane Kayla Harrison dhe ikonës braziliane Amanda Nunes.
Nunes (23 fitore e 5 humbje) rikthehet në kafaz pas 3 vitesh, për të rimarrë titullin që e la pasi u tërhoq. Ndërsa Harrison (19 fitore, 1 humbje) kjo është hera e parë që e mbron titullin fituar në qershor 2025.
UFC-334, duelet kryesore
Ciryl Gane – Josh Hokit
Kayla Harrison – Amanda Nunes
Caio Borralho – Yousri Belgaroui
Uros Medic – Kevin Holland
Bilal Hasan – Luis Gurule







