Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, dënohet me 7 vite e 4 muaj
11 Nëntor 2026 |
13:25
Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales, Oltion Bistrin duke e dënuar përfundimisht në total me 7 vite e 4 muaj heqje lirie.
Trupa gjykuese me relator, Dhimitër Lara e anëtar, Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi vendosën ta shpallin fajtor edhe për pastrim parash e korrupsion pasiv.
Apeli vendosi edhe konfiskimin e 3 apartamenteve, 2 bizneseve dhe 1,3 milion euro. Në shkallën e parë, Bistri ishte dënuar vetëm për zbulim të akteve apo të dhënave sekrete dhe kishte marrë pafajësi për akuzat e tjera të ngritura nga SPAK.
Për të pandehurit e tjerë Edmond Prekën, Astmer Bilalin, Behar Bajrin dhe Xhevahir Litën lihen në fuqi dënimet e shkalles së parë.
Lajme të Sugjeruara
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë në Korinth
Një 44-vjeçar shqiptar i dënuar me 22 vite burg në Shqipëri për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër është arrestuar në Greqi, pas një operacioni...
Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nder të 23 dëshmorëve (VIDEO)
Elbasani ka përkujtuar këtë të mërkurë 82-vjetorin e Çlirimit, me një ceremoni homazhesh në nder të dëshmorëve të Brigadës së XV Sulmuese. Para monumentit kushtuar...
40 minuta në SPAK, deputetja Mila: Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time (VIDEO)
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila ka dalë pas 40 minutash nga ambientet e SPAK. Pas daljes, Mila ka mbajtur shkurtimisht një deklaratë për mediat...
- 13:26 Të dërguarit e SHBA-së, Kushner dhe Witkoff, do të vizitojnë Moskën të enjten
- 13:11 UEFA Nations League, Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës
- 13:11 “Nëse nuk do të ishte politika, do të ishim miq të mirë”, zbulohet letra që Trump i la Bidenit në Zyrën Ovale
- 13:00 Krizë e re humanitare pas përmbytjeve në Gaza, UNICEF dhe OBSH paralajmërojnë për sëmundje
- 12:50 Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë në Korinth
- 12:40 Irani paralajmëron SHBA-në: Asnjë gram uranium nuk do të largohet nga vendi, çdo sulm i ri do të ketë pasoja