Miliona euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë vënë në dispozicion përmes programeve europiane. Por përballë këtij potenciali, sfida mbetet e njëjtë: si të identifikohen mundësitë e duhura dhe të kthehen ato në projekte konkrete? Pikërisht kësaj sfide synon t’i përgjigjet NEXTINNOVATE by NextKlik, duke sjellë Inteligjencën Artificiale në shërbim të aksesit në financime dhe zhvillimit të projekteve.
Në një rajon ku mundësitë e financimit janë të shumta, sfida nuk qëndron vetëm te sigurimi i fondeve, por edhe te identifikimi dhe shfrytëzimi i tyre në mënyrë efektive. Për organizatat, bizneset dhe institucionet, aksesi në informacionin e duhur, identifikimi i partnerëve dhe përgatitja e projekteve konkurruese mbeten elementë kyç për të përfituar nga këto mundësi.
Pikërisht për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, NextKlik sjell NEXTINNOVATE, një platformë inovative që synon të transformojë mënyrën se si organizatat, bizneset dhe institucionet identifikojnë dhe aksesojnë mundësitë e financimit. Duke integruar Inteligjencën Artificiale dhe analizën e të dhënave, platforma do të mundësojë identifikimin e thirrjeve më të përshtatshme bazuar në profilin, eksperiencën dhe prioritetet e secilit përdorues, duke lehtësuar njëkohësisht krijimin e partneriteteve strategjike dhe zhvillimin e projekt-propozimeve konkurruese.
Por koncepti shkon përtej listimit të granteve. NEXTINNOVATE është menduar të ndihmojë edhe në identifikimin e partnerëve, mbështetjen për përgatitjen e projekt-propozimeve dhe organizimin e proceseve gjatë zbatimit. Qëllimi është i qartë: më pak kohë e humbur në kërkime të përsëritura dhe më shumë hapësirë për të zhvilluar ide konkurruese.
E ndërtuar mbi eksperiencën e NextKlik në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve, NEXTINNOVATE synon të sjellë një qasje të re në mënyrën se si teknologjia mbështet aksesin në mundësi zhvillimi. Përmes një sistemi të integruar, praktik dhe lehtësisht të përdorshëm, iniciativa synon të reduktojë kohën dhe burimet e nevojshme për proceset e kërkimit dhe përgatitjes së aplikimeve, duke u dhënë përdoruesve më shumë hapësirë për t’u fokusuar te idetë dhe rezultatet. Me pikënisje tregun shqiptar, NEXTINNOVATE ka ambicien të shndërrohet në një zgjidhje digjitale me shtrirje në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Sepse në një rajon me miliona euro mundësi financimi, ndryshimin mund ta bëjë edhe aftësia për të gjetur mundësinë e duhur, në kohën e duhur. NEXTINNOVATE zbatohet nga Next Klik sh.p.k. në kuadër të Grant2026, me mbështetjen e Agjencisë Innovation4Albania.
