Projektbuxheti për vitin 2027 parashikon 735.5 milionë lekë për Kontrollin e Lartë të Shtetit, 18% më ulët se kërkesa e paraqitur nga vetë institucioni.

Përfaqësuesit e KLSH-së argumentuan në komisionin për nismat qytetare se fondet e miratuara nuk janë të mjaftueshme për të përballuar nevojat.

“Zgjerimi i mbulimit me auditime në fushat me risk të lartë. Ruajtja e cilësisë së auditimit dhe shmangia e mbingarkesës së audituesve. Verifikimi i zbatimit të rekomandimeve dhe forcimi i sistemit të sigurimit të cilësisë. rritja e kapaciteteve për auditimin e projekteve të financuara nga BE-ja”, tha Ermira Hoxha, drejtoresha e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional në KLSH.  

Por argumentet e KLSH-së nuk e bindën qeverinë.

“Zëri i investimeve është përgjysmuar pasi nga 31.6 milion janë realizuar 5.7 milion dhe ne e kemi parashikuar 15 milionë. Pse e vë theksin këtu? Sepse në parashikimin e investimeve nuk ka qenë prezantuar një projekt i shtrirë në tre vite që të ketë vlera të përafërta. Është menduar që në vlerën 15 milion le institucioni ka kryesisht Shpenzime që lidhen me pajisje informatike, me mobilim zyre, me ndonjë automjet. Pra janë shpenzime administrative të infrastrukturës. Nuk lidhet me një projekt të caktuar”, tha Vilma Causholli, përgjegjësja e Financave

Edhe për rritjen e fondit për pagat pati kundërshtime.

“Është pothuajse gati trefish nevoja që paraqet institucioni i Këshillit i Kontrollit të Lartë Shtetëror ndaj numrit të punonjësve. Pra rezulton sikur një punonjës ka një paktë mesatare mbi 2.5 milion”, vijoi Causholli.

Një tjetër kërkesë e institucionit lidhej me ndërtimin e një godine multifunksionale. Edhe kjo kërkesë u kundërshtua nga Ministria e Financave.

“Një godinë të dedikuar multifunksionale për trajnime, evente ndërkombëtare si konferenca, seminare të tjera, detyrimet të shoqërise,  marrëdhënie të bashkëpunimit bilateral e që kanë janë pare në organizatat ndërkombëtarë”, the Ermira Hoxha.

“Ndërtimi i një godine del jashtë parashikimeve tona, për të cilën nuk kemi mundësi që të kemi një argument”, iu pwrgjigj Vilma Causholli.

Gjatë diskutimit në komision e drejtuar nga socialisti Fatmir Xhafaj munguan deputetet e opozitës.