Reperi kanadez Drake ka rikthyer vëmendjen te simboli shqiptar, këtë herë përmes një aksesori të veçantë në videoklipin e këngës së tij “Ya Hit”.
Në pamjet e publikuara, artisti shfaqet me një zinxhir të artë, në të cilin spikat një varëse me shqiponjën dykrenare, e dekoruar me gurë të shndritshëm.

Kjo nuk është hera e parë që reperi përdor simbolin kuqezi në paraqitjet e tij publike. Në të kaluarën, ai është shfaqur edhe me bluza dhe xhaketa të zbukuruara me shqiponjën dykrenare, duke ngjallur interes dhe reagime të shumta nga ndjekësit shqiptarë.










