Gjykata ka lënë në burg Robert Dukën, i dyshuar për grabitjen e filialit të Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, ku u vodhën rreth 60 mijë euro.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Duka ka mohuar përfshirjen në ngjarje.
Para gjykatës, ai ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria.
I dyshuari ka pretenduar se automjeti i shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilin Prokuroria e ka paraqitur si provë, nuk përbën një element që e lidh atë me grabitjen.
Pavarësisht mohimit të akuzave dhe pretendimeve të tij në sallën e gjyqit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.












