Andrea Kimi Antonelli e mbajti fjalën e tij. Kampioni më i ri i botës, në Meksikë kishte premtuar se do të paraqitej në selinë e Mercedes me ngjyrat e flamurit italian në kokë.

Dhe në fakt kështu ndodhi, piloti 20 vjeçar ndryshoi look-un e tij teksa u shfaq në ambientet e skuderisë gjermane me flokët të lyer me ngjyrat e flamurit italian duke u bërë protagonist i një momenti të këndshëm me videon që u postua në llogarinë zyrtare të Mercedes në Instagram.

Në video shfaqet Antonelli me modelin e ri të flokëve që u shoqërua nga reagimi i kolegëve të tij që shkaktoi humor. Shefi i Mercedes, Toto Ëolff, kur e pa mbeti pa fjalë, ndërsa George Russell dhe anëtarët e tjerë të skuadrës, nuk ia dolën dot të mbanin të qeshurat.

Top Channel