Ka nisur këtë të mërkurë protesta e studentëve, të cilët po marshojnë rrugëve të Tiranës për t’u mbledhur para Ministrisë së Arsimit.
Siç shihet dhe nga pamjet, studentët parlajmërojë qëndresë dhe se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe plotësimi e kërkesave të tyre.
Gjatë marshimit, ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa gjobat e Policisë nuk i kanë penguar të bëhern bashkë për t’u mbledhur para MAS.
Protesta kundër qeverisë vijon këtë të mërkurë ashtu siç ishte paralajmëruar.
Marshimi vjen në kuadër të protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për bashkim të studentëve dhe qytetarëve në këtë protestë kombëtare.
Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, protesta pritet të vijojë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të përcillen kërkesat e protestuesve, mes të cilave është edhe dorëheqja e Edi Ramës.
© SYRI.net
Protesta e studentëve, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti: Këtu është zemërata për çfarë po ndodh në Shqipëri
Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion. Eurodeputetët dënuan dhunën e policisë
SYRI TV/ Debate të ashpra në Konferencën e Kryretarëve, Këlliçi: Kuvendi si paradhomë e Partisë Socialiste