Wednesday / November 11 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Banka Lajmet Kryesore Nga Vendi

Mjaftueshmëria e kapitalit të sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik në shtator

Share Share Icon

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar u rrit në tremujorin e tretë dhe arriti nivelin më të lartë historik.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të shtatorit ky tregues arriti në 20.73%, nga 19.73% që kishte qenë një tremujor më parë. Raporti është gjithashtu në rritje krahasuar me nivelin prej 20.3% të raportuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mat vlerën e kapitalit rregullator të sektorit bankar në raport me vlerën e aktiveve, të ponderuara me koeficientët përkatës të rrezikut.

Vlera e kapitalit rregullator të sektorit bankar në fund të shtator arriti në 248.3 miliardë lekë, me një rritje prej 5.3% miliardë lekësh krahasuar me tremujorin e dytë  dhe me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e kapitalit rregullator mund të shpjegohet kryesisht me rritjen progresive të fitimit të sektorit bankar gjatë vitit, por edhe me injektimet e reja të kapitalit dhe me nisjen e aktivitetit të bankave të reja tregtare të licencuara.

Kapitali rregullator i sektorit bankar shqiptar në pjesën dërrmuese është kapital i nivelit të parë, që përfshin instrumentet më cilësore të kapitalit, kryesisht kapitalin e paguar aksionar, primet e aksioneve, rezervat dhe fitimet e pashpërndara.

Në krahun tjetër, vlera e aktiveve të ponderuara me koeficientë rreziku në fund të qershorit arriti në afërsisht 1198 miliardë lekë, në rritje me  0.3% krahasuar me tremujorin e dytë dhe me 8.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Grupi kryesor i aktiveve me rrezik në bilancet e bankave janë kreditë për dhe zgjerimi i këtij treguesi reflekton kryesisht rritjen e huadhënies për sektorin privat.

Raporti minimal bazë i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar është 12%, por pas vitit 2019 ka nisur aplikimi i shtesave të tjera të lidhura me kuadrin e ri makroprudencial, si edhe atë për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme. Kjo i ka rritur ndjeshëm kërkesat për kapital, duke ndikuar edhe në një rritje graduale të niveleve mesatare të këtij treguesi për sektorin.

Niveli i mjaftueshmërisë së kapitalit reflekton edhe kërkesa të posaçme që aplikohen ndaj bankave të veçanta të sektorit. Kërkesat e kapitalizimit janë edhe më të larta për një grup të veçantë bankash, të klasifikuara me rëndësi sistemike. Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Credins, Banka Raiffeisen dhe Banka Intesa Sanpaolo kanë shtesa të tjera në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, në masën midis 0.5% dhe 1%.

Gjithashtu, bankat me rëndësi sistemike që nga 1 janari 2024 kanë nisur të plotësojnë edhe shtesën e kërkuar të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit që lidhet me kërkesën minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).

Duke shtuar edhe shtesën konservuese të kapitalit, prej 2.5%, raporti total i mjaftueshmërisë së kapitalit arrin në 14.5%. Ndërsa, duke llogaritur edhe shtesat kundërciklike që aplikohen deri tani nga Banka e Shqipërisë, aktualisht raporti minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit për të gjitha bankat arriti në 15.5%. Ndërkohë, duke filluar nga tremujori i katërt 2027, të gjitha bankat duhet të përmbushin një shtesë të mëtejshme të këtij raporti, me 0.25 pikë përqindje në komponentin e shtesës kundërciklike, që ka si synim të ngadalësojë ritmet e kreditimit, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme.

 

Burimi: BSH

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Përgjysmimi i pragut të TVSH për biznesin e vogël, 11 problematikat e propozimit të qeverisë

Nga Artur Papajani, konsulent fiskal   Duke filluar nga 1 janari i vitit 2027, përgjysmimi i pragut të TVSH-së nga 10 milionë lekë në 5 milionë lek...

2 hours më parë 7 Min Lexim

Nga kultura te shëndetësia, investimet publike me realizimin më të dobët në 9-mujor

Investimet publike vijojnë të kenë një ecuri të dobët edhe gjatë vitit 2026, duke shfaqur mos-realizim të fortë në raport me planin me fusha të til...

3 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!