Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, mori fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet Raporti i Progresit i Komisionit Evropian.
Duke folur në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së, Gashi e falënderoi opozitën për nismën e kësaj seance. Ajo e përshkroi debatin si rast të përshtatshëm për të trajtuar një prej synimeve strategjike të Republikës së Kosovës: integrimin evropian.
Të lidhura
None found
Sipas saj, seanca shërben edhe për të paraqitur arritjet dhe përparimin e Kosovës në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.
Gashi vuri në dukje se, megjithëse raporti në pjesën më të madhe vlerëson se nuk ka pasur progres, përparimi i vendit është “i pamohueshëm”.
Ajo nënvizoi se integrimi evropian vazhdon të jetë orientimi strategjik i Kosovës dhe një angazhim i përbashkët, për të cilin, tha, nuk duhet të ketë ndasi politike.
“Integrimi evropian mbetet orientimi ynë strategjik dhe angazhim i përbashkët. Nuk besoj se për këtë çështje ka dallime politike”, deklaroi Gashi.








