Pasagjerët dhe kalimtarët mbetën të habitur nga një skenë e pazakontë në Detroit të SHBA-së, ku dy kuaj u futën brenda një autobusi publik dhe më pas dolën nga dera e pasme. Ngjarja u filmua dhe videoja e shkurtër po qarkullon në rrjetet sociale.
Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar, kur dy kuajt hynë në autobus përmes derës së përparme dhe përshkuan automjetin përpara se të dilnin nga dera e pasme. Ende nuk dihet se sa pasagjerë ndodheshin në autobus në momentin e pazakontë. Autoritetet e transportit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Departamenti i Transportit të Detroitit (DDOT) konfirmoi se ishte në dijeni të incidentit, duke deklaruar se dy kuajt kishin kaluar përmes një autobusi të ndaluar.
Transit officials in Detroit said they are looking into a recent incident in which two horses were captured on video briefly boarding a public bus.
Read more: https://t.co/XTZwbpJw9k https://t.co/hBPZvf4Wyn
— ABC News (@ABC) November 10, 2026
“Po ndërmarrim veprimet e duhura për të adresuar këtë incident, pasi është në kundërshtim me politikën e DDOT dhe mund të krijojë një udhëtim të rrezikshëm dhe të pakëndshëm për pasagjerët tanë”, thuhet në deklaratën e departamentit. DDOT sqaroi gjithashtu se në autobusët publikë lejohen vetëm kafshët e shërbimit. Sipas rregullave, ato duhet të jenë gjatë gjithë kohës nën kontrollin e personit me aftësi të kufizuara, nuk duhet të zënë një vend dhe duhet të qëndrojnë në dysheme ose në prehrin e personit.
