Astrologia: Dy shenjat e Horoskopit që do të mbijetonin nëse do të vinte fundi i botës
Moon Goddess Katrina, e cila prezantohet në Instagram si fallxhore Katrina, është kthyer në një personazh mjaft interesant në rrjetet sociale.
Përveç paraqitjes së saj karakteristike, vëmendje tërheqin edhe temat e pazakonta që trajton, duke i lidhur me tiparet e 12 shenjave të horoskopit.
Në një nga videot e saj, Katrina ka bërë një parashikim interesant: cilat janë dy shenjat e horoskopit që do të kishin më shumë gjasa të mbijetonin në rast të një apokalipsi, ashtu si personazhet në filmat që tregojnë fundin e botës?
Sipas saj, dy shenjat që do t’ia dilnin mbanë edhe në situatat më ekstreme janë Bricjapi dhe Akrepi.
Bricjapi
Bricjapi karakterizohet nga një qëndrueshmëri e jashtëzakonshme. Ai nuk dorëzohet lehtë dhe nuk e njeh fjalën humbje. As dhimbja dhe as lodhja nuk duket se mund ta ndalin. Është në gjendje të përballojë presionin më të madh dhe të vazhdojë përpara edhe kur gjithçka bëhet e vështirë. Nuk ankohet dhe nuk kërkon justifikime, por gjen forcën për të mbijetuar në çdo rrethanë.
Akrepi
Akrepi ka një aftësi të veçantë për të ruajtur qetësinë edhe në situatat më kaotike. Ndërsa të tjerët mund të paralizohen nga frika, ai arrin të mendojë kthjellët dhe të veprojë me vendosmëri. E përballon kaosin me mjeshtëri, përshtatet me rrethanat dhe ruan kontrollin edhe në momentet më të vështira. Sipas Katrina-s, Akrepi e zotëron më së miri artin e mbijetesës.




