E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarm në Evropën Lindore, dy raketa ruse shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë

Dy raketa ruse kanë shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë mëngjesin e së mërkurës, duke qëndruar për disa minuta mbi territorin e vendit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë.

Sipas njoftimit zyrtar, raketa e parë hyri në hapësirën ajrore moldave në orën 06:04.

Vetëm dy minuta më vonë, një raketë e dytë hyri në hapësirën ajrore të vendit dhe qëndroi gjithashtu për disa minuta, përpara se të rikthehej në territorin ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se Qendra e Operacioneve Ajrore po vijon monitorimin e hapësirës ajrore, në koordinim me autoritetet përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë.

Reklamë

Incidenti regjistrohet në një kohë kur janë shtuar shkeljet e hapësirës ajrore dhe incidentet me dronë në vendet e Evropës Lindore.

Në fund të tetorit, një dron rus u rrëzua pranë një ndërtese banimi në fshatin Kistelnița të Moldavisë, rreth 100 metra larg saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.