Franca dënon dhunën në tubime/ Ambasadorja Suard shmang krahasimin e protestave në Paris dhe Shqipëri, dënon dhunën Profesionistët e rinj të shëndetësisë do të mund t’i nënshtrohen drejtpërdrejt Provimit të Shtetit pas përfundimit të praktikës profesionale, pa qenë më të detyruar të kalojnë procedurat e ndërmjetme të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar miratimin e një akti të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit.
Sipas Ramës, nga ky ndryshim do të përfitojnë edhe profesionistët që e kanë përfunduar praktikën profesionale, por janë ende në pritje të procedurave të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë.
“Nga sot, përmes një akti të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, vjen një ndryshim i shumëpritur për profesionistët e shëndetësisë, i cili lehtëson fillimet e tyre në jetën profesionale, ku me përfundimin e praktikës profesionale, ata do të mund t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit, duke shmangur procedurat e ndërmjetme të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë.
Me këtë akt lehtësues, nga i cili përfitojnë edhe ata që e kanë përfunduar praktikën, por janë ende në pritje të procedurave të vlerësimit, synojmë të optimizojmë më tej mekanizmat e vlerësimit, duke u mbështetur në garantimin e cilësisë profesionale dhe shmangien e përsëritjeve proceduraleduke nxitur profesionistët e rinj që t’i bashkohen sistemit shëndetësor me integritet e motivim, të kontribuojnë më shpejt dhe me më shumë përgjegjësi në shërbim të qytetarëve”, shkruan Rama krahas videos.
Top Channel