Qytetarët e Kosovës po përballen me normat më të larta të rritjes së çmimeve që prej periudhës së pandemisë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni vjetor për muajin tetor ka arritur në 7.1 për qind. Kjo normë e vendos Kosovën në pozitë veçanërisht shqetësuese krahasuar me ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në lidhje me këto shifra, dy herë më të larta se inflacioni mesatar i vendeve të rajonit, qeveria e Kosovës i gjen fajtorët jashtë. Gjatë prezantimit të Projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin për Buxhet, ministri i Financave, Hekuran Murati përmendi luftën në Ukrainë dhe konfliktin në Gjirin Persik si faktorë që ndikojnë në koston e jetesës. Në Shqipëri, inflacioni për tetorin raportohet në 3.4 për qind, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në 3.3 për qind.