BOTA

Tragjedi në Kanada, arinjtë grizli sulmojnë për vdekje nënën dhe vajzën 20-vjeçare gjatë shëtitjes në pyll 6 Nëntor, 2026

15:37 - 11.11.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje tragjike ka tronditur Kanadanë, ku një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare kanë humbur jetën pas një sulmi nga  arinjtë grizli, teksa po shëtisnin në një zonë pyjore. Trupat e tyre u gjetën në ditë të ndryshme në një shteg pranë Bella Coola, në provincën British Columbia.

Pas hetimeve dhe analizave të ADN-së, autoritetet konfirmuan se sulmi ishte kryer nga një ari femër dhe tre këlyshët e saj. Të katër kafshët u vranë për të garantuar sigurinë publike.

Autoritetet bënë me dije se sulmi dyshohet të ketë qenë grabitqar, një sjellje tepër e rrallë. Ndërkohë, familjarët i kanë kujtuar dy viktimat si shumë të lidhura me njëra-tjetrën, duke thënë se ato ishin gjithmonë bashkë.  Ndërkohë autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në “zonat e egra”, ku prania e arinjve grizzly përbën rrezik për sigurinë e njerëzve.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.