Gianni Infantino, tjetër problem në horizont, Kongresi i SHBA mund t’i kërkojë llogari për raportet e tij me Trump Kuqezinjtë e Fatjon Tafajt e fillojnë me këmbën e mbarë raundin e dytë të kualifikueseve të Europianit në Ligën B. Kulla, Muslika (dopietë) dhe Himallari firmosin suksesin 4-0.
Kombëtarja shqiptare U-19 e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, në Ligën B. Ekipi i drejtuar nga Fatjon Tafaj ka regjistruar një fitore bindëse 4-0 ndaj Qipros, duke marrë tri pikët e para në këtë fazë të kompeticionit.
Kuqezinjtë e zhbllokuan rezultatin në pjesën e parë me Gabriel Kullën. Sulmuesi i Sasuolos përfitoi nga pasimi i Alen Vukajt dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë. Pas pushimit, përfaqësuesja shqiptare shtoi ritmin dhe realizoi edhe tri herë të tjera. Armend Muslika ishte protagonisti kryesor i këtij fraksioni, duke shënuar në minutat 48 dhe 66, ndërsa Elson Himallari vulosi suksesin me golin e katërt në minutën e 80-të.
Trajneri Fatjon Tafaj e nisi sfidën me këtë formacion: Raffaele Huli, Lucas Cekrezi, Spasian Nasto, Andreas Llana, Elson Himallari, Armend Muslika, Gabriel Kulla, Oliver Blini, Dion Vata, Alen Vukaj dhe Endrit Asani.
Me këtë fitore, Shqipëria U-19 merr tri pikët e para dhe dërgon një sinjal pozitiv në nisje të raundit të dytë. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë kundër Armenisë, më 14 nëntor, sërish në stadiumin “Sotira Municipal Stadium” në Qipro.
Top Channel