Kurti njofton për takimin me Sorensen: Normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.
Përmes një postimi në platformën "X", Kurti bëri të ditur se në takim është diskutuar për stabilitetin institucional të Kosovës pas zgjedhjes së presidentes, rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe perspektivën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Ai theksoi se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të bazohet në njohjen reciproke.
“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që Kosova gëzon tani pas zgjedhjes së presidentes së saj, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe perspektivën për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.
Ky takim vjen në kuadër të diskutimeve për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/
Today, on the margins of the Paris Peace Forum, I met with EU Special Representative for the Kosova–Serbia Dialogue, Peter Sørensen.We discussed the full institutional stability Kosova now enjoys following the election of its President, Kosova’s path towards EU membership, and the prospects for full normalization of relations with Serbia centered on mutual recognition.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2026





























