Nga Belind Këlliçi/
Në të njëjtën kohë që Taulant Balla propagandonte para kamerave gjasme gatishmërinë e PS për reformë zgjedhore, deputetja Sara Mile u paraqit në SPAK lidhur me akuzat për krime elektorale.
Më e votuara në PS mësohet se u pyet nga prokurorët për shpërndarjen e ndihmave ekonomike në këmbim të votave në qarkun ku ajo kandidonte në vitin 2025. Bëhet fjalë për dyfishin të listës së përfituesve. Ka dhe përgjime ku banorët ankohen se po u vonohet pagesa, edhe pse e votuan Sara Milen.
Taulant Balla krekosej para kamerave në Kryesinë e Kuvendit dhe fliste se si duhen bërë zgjedhjet, por pak kilometra më tej, në zyrat e SPAK po hetohej për manipulimin e votës që bën ai dhe Edi Rama prej 13 vitesh.
E vërteta e zgjedhjeve në Shqipëri kjo është. Nuk ka të bëjë edhe aq me rregullimet ligjore, por me faktin se pushteti nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme, që e blen vullnetin e qytetarëve, që luan me bukën e gojës me të varfrit, që kërcënon e shantazhon kundërshtarët, që fut bandat si shtabe elektorale, që përdor çdo instrument e aset shtetëror vetëm për të mbajtur pushtetin.
Ndaj është e qartë se me këtë mekanizëm, me këtë regjim, me këtë Kryeministër s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
Reforma elektorale e vërtetë do të ishte largimi i atij që ekzekuton votën, dhe krijimi i një qeverie kujdestare.
Kërkesë kjo jo vetëm e qytetarëve, por e artikuluar dje edhe në Bruksel, në Parlamentin Europian.
© SYRI.net
‘Dënimi i Becit me shërbim prove, qesharak’, Boçi: Rrotullon marrëdhëniet me Bajrat e krimin e organizuar
Mesazhi/ Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën dhe Gogun: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Boçi: SPAK pas Ballukut, pastron edhe Benet Becin, ndërsa për opozitën kërkon burgje dhe persekutim