• Kontakt
Wednesday, November 11, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

16:06 : 11/11/2026
në AKTUALITET, EKONOMI

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej kohësh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot, me 90.72 lekë, duke humbur edhe 0.03 lekë në krahasim me një ditë më parë.

Ky është një nga nivelet më të ulëta historike të monedhës së përbashkët, vetëm 0.08 lekë larg rekordit prej 90.64 lekësh, që u shënua më 22 tetor të këtij viti.

Rënia është e fortë nëse krahasohet me vitin 2016, kur nisi cikli i gjatë i forcimit të Lekut. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më 18 janar 2016, Euro arriti nivelin prej 139.48 lekësh, më i larti i atij viti. Me kursin e sotëm, monedha europiane ka humbur 48.76 lekë, ose gati 35% të vlerës së saj kundrejt Lekut.

Me fjalë të tjera, 1 mijë euro, që në janar 2016 vlenin rreth 139.5 mijë lekë, sot këmbehen me vetëm 90.7 mijë lekë, ose 48.8 mijë lekë më pak.

Për vite me radhë, forcimi i Lekut është shpjeguar nga institucionet zyrtare kryesisht me rritjen e turizmit, hyrjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e faktorëve themelorë të ekonomisë. Por historia e rënies së Euros është më e gjatë se bumi turistik dhe jo të gjitha zhvillimet shpjegohen lehtësisht nga treguesit zyrtarë.

Lexo edhe:

Ekonomia në rritje, prodhimi në vështirësi/ Çfarë fshihet pas shifrës 3.61% të PBB-së

Turizmi në gusht shënon rritjen më të dobët që nga pandemia

Të dhënat e bilancit të pagesave që publikohen nga Banka e Shqipërisë dhe që mat transaskionet e hyrjes dhe daljes së valutës nga burime si emigracioni, turizmi, tregtia e jashtme etj, tregojnë se gjatë periudhës 2016–2022, kur Shqipëria ende nuk kishte hyrë në bumin aktual turistik, deficiti i llogarisë korente u përkeqësua, ndërsa Euro vijoi të humbiste vlerë. Përkeqësimi erdhi kryesisht për shkak të deficitit tregtar, me vendin që u bë gjithnjë e më i varur nga importet ndërsa eksportet u goditën nga rënie e euros. Në vitin 2022, daljet neto të valutës nga vendi ishin rreth 1.1 miliardë euro, apo 37% më shumë se në vitin 2016, por monedha europiane ishte nënçmuar me rreth 13% gjatë së njëjtës periudhë.

Normalisht, një përkeqësim i deficitit të jashtëm do të ushtronte presion për dobësimin e monedhës vendase, jo për forcimin e saj. Megjithatë, në Shqipëri ndodhi e kundërta.

Rënia e Euros rezulton se ka pasur një lidhje më të fortë me bumin e lejeve të ndërtimit sesa me numrin e turistëve, të paktën deri në vitin 2024, kur raportohen të dhënat e sakta për lejet. Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivele rekord prej 2.1–2.7 milionë metrash katrorë në vit gjatë periudhës 2021–2024, ndërsa Euro vijoi të zhvlerësohej, duke zbritur nga mesatarisht 137.4 lekë në vitin 2016, në 119 lekë në vitin 2022 dhe 100.7 lekë në vitin 2024.

Ndërkohë, përmirësimi i bilancit të pagesave nga prurjet turistike filloi të bëhej i dukshëm vetëm nga viti 2023, kur deficiti i llogarisë korente zbriti në 374 milionë euro. Në vitin 2024, ky deficit u përkeqësua sërish, duke arritur në 610 milionë euro, por Euro humbi edhe 8% të vlerës kundrejt Lekut. Vetëm në vitin 2025, kur deficiti i llogarisë korente u ngushtua në 178 milionë euro, prurjet nga turizmi u kthyen në një faktor më të rëndësishëm që mbështeti forcimin e monedhës vendase.

Për bizneset eksportuese dhe ato që realizojnë të ardhura në Euro, zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane ka ulur të ardhurat e shprehura në Lek, në një kohë kur kostot e brendshme, sidomos pagat, vijojnë të rriten. Nga ana tjetër, konsumatorët nuk kanë përfituar në të njëjtën masë nga ulja e kostove të importeve.

Dhjetë vjet pas fillimit të rënies, pyetja mbetet se sa nga kjo ecuri shpjegohet me turizmin dhe faktorët realë të ekonomisë dhe sa me flukse valutore që nuk pasqyrohen plotësisht në statistikat zyrtare. /Monitor

Etiketa: monedha europianeturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomia në rritje, prodhimi në vështirësi/ Çfarë fshihet pas shifrës 3.61% të PBB-së

09:30 : 04/10/2026
AKTUALITET

Turizmi në gusht shënon rritjen më të dobët që nga pandemia

11:27 : 25/09/2026
BOTA

Miti ekonomik, pse turizmi nuk mund ta bëjë një vend të pasur

15:06 : 03/09/2026
AKTUALITET

Zbehet turizmi, Shqipëria humb kurorën për kryesimin e net-qëndrimeve në Europë, rritet Kosova

12:07 : 01/09/2026
AKTUALITET

Raporti i KLSH/ Zhupa: Ministria e Kulturës financime pa transparencë, mungon përgjegjësia institucionale

14:02 : 18/08/2026
AKTUALITET

“Verë e zezë”/ PD pas vrasjes në Ksamil: Turisti u kthye me arkëmort, qeveria nuk garanton sigurinë

13:53 : 18/08/2026

TË GJITHA

Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

16:06 : 11/11/2026

Toska: Rama ka lobuar në SHBA me 2 mln dollarë, përmes një biznesmeni që e detyroi Olsi Rama!

15:58 : 11/11/2026

Modeli “Tavo”/ Si po prokurohen miliona euro tendera me garë farsë në Himarë

15:53 : 11/11/2026

Veliaj kërkon komision hetimor ndaj Ramës: Të hetohen ndërhyrjet dhe kërcënimet ndaj meje

15:44 : 11/11/2026

Bloomberg: Evropa përballet me makthin e ri energjitik

15:41 : 11/11/2026

Zgjedhjet 2027/ Celibashi: 2.5 miliardë lekë në dispozicion

15:32 : 11/11/2026

Boçi: SPAK po përdoret si “lavatriçe” për zyrtarët e Ramës

15:31 : 11/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com