Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj kërkon Ballës komision hetimor parlamentar ndaj Ramës

11/11/2026
FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, të iniciojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për ndërhyrjet dhe kërcënimet që ai pretendon se janë ushtruar ndaj tij nga kryeministri Edi Rama, përmes Ministrit të Drejtësisë.

Veliaj kërkon që komisioni të hetojë nëse transferimi i tij nga Durrësi në Fier dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si mjete presioni për ta detyruar të pranojë organizimin e protestave në Tiranë dhe të japë dorëheqjen nga mandati i kryetarit të Bashkisë.

Ai deklaron se është i gatshëm të dëshmojë nën betim në Kuvend dhe të përballet me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, ndërsa kërkon që të njëjtit standard llogaridhënieje t’i nënshtrohet edhe Rama.

Veliaj thotë se ka vënë në dijeni Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe trupin diplomatik në Shqipëri. Ai ka kërkuar gjithashtu ruajtjen e provave dokumentare dhe audiovizive.

Në deklaratën e tij, Veliaj thekson se nuk kërkon që Kuvendi t’i pranojë si të mirëqena pretendimet e tij, por t’i hetojë ato.a.b

DEKLARATA E PLOTË E VELIAJT/ Sot i jam drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, me kërkesën për inicimin e ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar mbi ndërhyrjet dhe kërcënimet që kam deklaruar se janë ushtruar ndaj meje nga Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë.

Sponsorizuar

Kam kërkuar të hetohet nëse transferimi im nga Durrësi në Fier dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si instrumente presioni për të më detyruar të pranoj organizimin e protestave në Tiranë dhe të jap dorëheqjen nga mandati që më kanë besuar qytetarët e kryeqytetit.

Jam i gatshëm të dëshmoj nën betim përpara Kuvendit, sipas ligjit, të ballafaqohem me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, dhe të paraqes çdo provë që disponoj. Kam kërkuar gjithashtu që Kryeministri Edi Rama t’i nënshtrohet të njëjtit standard llogaridhënieje.

Kërkesën ia kam drejtuar shumicës parlamentare të partisë sime, sepse kontrolli kushtetues mbi qeverinë nuk mund të kushtëzohet nga përkatësia politike e atyre që duhet të japin llogari.

Kam vënë në dijeni edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe kam kërkuar ruajtjen e menjëhershme të provave dokumentare dhe audiovizive.

Nuk kërkoj që Kuvendi t’i marrë si të mirëqena deklarimet e mia. Kërkoj që t’i hetojë. Mandati i një kryetari bashkie buron nga vota e qytetarëve dhe vota e qytetarëve nuk mund të bëhet objekt shantazhi politik.

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj kërkon Ballës komision hetimor parlamentar ndaj Ramës

11/11/2026
Studentët në protestë te ministria e Arsimit

Studentët në protestë te ministria e Arsimit

11/11/2026
Zbulohet identiteti, autor në 4 vrasje bë Shqipëri dhe Greqi

Zbulohet identiteti, autor në 4 vrasje bë Shqipëri dhe Greqi

11/11/2026
1 MILIONË/ Sekuestrohen pronat e oficerit të lartë Oltion Bistri

Apeli i GJKKO-së konfiskon pasuritë e Oltion Bistrit, 1 milion euro dhe pesë prona

11/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FJALA E PLOTË/ Erion Veliaj paraqitet në Gjykatën Kushtetuese: Ka rënë demokracia!

Veliaj kërkon Ballës komision hetimor parlamentar ndaj Ramës

11/11/2026
Studentët në protestë te ministria e Arsimit

Studentët në protestë te ministria e Arsimit

11/11/2026
Zbulohet identiteti, autor në 4 vrasje bë Shqipëri dhe Greqi

Zbulohet identiteti, autor në 4 vrasje bë Shqipëri dhe Greqi

11/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.945 artikuj gjithsej