• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ligji e skualifikon, Rama e emëron”/ Sadleva Bodo në krye të Burgjeve, mes pikëpyetjeve për kriteret ligjore!

by editor
November 11, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Politike
“Ligji e skualifikon, Rama e emëron”/ Sadleva Bodo në krye të Burgjeve, mes pikëpyetjeve për kriteret ligjore!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sistemi i burgjeve ka qenë dhe mbetet një hallkë e ndryshkur e zbatimit të drejtësisë penale në Shqipëri. Burgje të tipit “Eskobar” vitet e fundit janë shfaqur edhe në publik.

Vajza të showbizit janë “bashkëjetueset” e preferuara të të burgosurve VIP. Dhomëzat luksoze dhe jeta “dinjitoze” brenda burgjeve, kanë bërë xhiron e rrjetit, pavarësisht se burgu mbetet, në çdo rast burg.

Nga viti 2013 janë ndryshuar 9 drejtues të lartë të sistemit penitenciar. I fundit ishte Adriatik Kupi, drejtori që “jetoi” vetëm 7 muaj në detyrë.

Kur ministri i Drejtësisë Toni Gogu, prezantoi Kupin, duke falënderuar Klevis Qosen që ishte dy vite në drejtim, u kujdes të theksonte: “Ky ndryshim ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit. Sot kemi nevojë për më shumë disiplinë në çdo nivel…”

Pas vetëm shtatë muajsh në detyrë, Adriatik Kupi, sapo nisi të “fuqizonte” sistemin, papritur njoftoi dorëheqjen në rrjetin social Facebook. Ai nuk dha asnjë shkak konkret, por përshtypje la fjalia: “Për disa gjëra të tjera, koha do të flasë më qartë se unë sot.”

Për çfarë do fliste koha e Adriatik Kupit?

Tri ditë përpara se emri i saj të dilte si pasues i Adriatik Kupit, Sadleva Bodo, u raportua se takoi në godinën e qeverisë, kryeministrin Edi Rama.

Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u bë më 14 tetor 2026 dhe shënoi rastin e parë që një grua merr drejtimin e një strukture të vështirë edhe për shumicën e burrave.

Askush nuk e njihte zonjën Bodo, deri ditën kur emri i saj i veçantë, bashkë me CV-në u shpërnda me shpejtësi në media.

E lindur më 29 janar 1988, me prejardhje nga Dukati i Vlorës.

Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2010.
Studimet pasuniversitare në Wayne State University, në Detroit (SHBA), 2016-2018.

Certifikuar nga Universiteti i Mastricht-it (Holandë) për “Programin për Menaxhimin e Migracionit”, viti 2021.
Maj 2018 – Gusht 2021, Drejtoreshë e “Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës” në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Gusht 2021 e në vazhdim, këshilltare ligjore pranë BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit).

Në pamje të parë, CV-ja “Bodo” dukej e pasur dhe akronimi i rëndë “BKH”, shumë bindës. Jetëshkrimi krijonte përshtypjen se një prurje serioze erdhi në drejtimin e burgjeve shqiptare, edhe pse grua, për më tepër me një pamje të butë, të brishtë dhe lozonjare.

Në jetëshkrim, mungonte një pjesë e karrierës. Fillesat në ILDKPI (2014-2016), si sekretare e thjeshtë e më pas specialiste sektori, mungonte.

Sadleva Bodo, si rrallë raste, e kishte nisur karrierën si drejtoreshë.

Shkelja e ligjit nga “Ministria e Ligjit”

Ligji 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, ka fiksuar njё kriter nё nenin 26: kandidati për Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve duhet të ketë të paktën 10 vjet eksperiencë pune, nga të cilat të paktën 5 vjet në pozicione të nivelit të lartë drejtues.

Kriteri 10-vjeçar i eksperiencës, nga jetëshkrimi i publikuar për Sadleva Bodon, nuk plotëson numrin e nevojshëm të viteve, deri në emërimin e tetorit. Nëse publikimi do tregonte karrierën para vitit 2016, puna në ILDKPI do shpëtonte 10 vitet që kërkon ligji. Ndërsa mungesa e 5 viteve të eksperiencës së domosdoshme në pozicione të nivelit të lartë drejtues, do ta s’kualifikonte menjëherë këtë kandidaturë.

"Ligji e skualifikon, Rama e emëron"/ Sadleva Bodo në krye

Ligji nuk lë vend për interpretim se, kush quhet “drejtues i nivelit të lartë”. Sadleva Bodo nuk ka ushtruar asnjëherë një detyrë me autoritet të tillë.

Ajo ka mbajtur vetëm një detyrë të nivelit të mesëm në Ministrinë e Brendshme dhe detyrën e këshilltares në BKH.

Ligji për nëpunësin civil, në nenin 19, përcakton renditjen për pozicionet e drejtuesit të lartë dhe të mesëm. Sipas po këtij neni, znj. Bodo referon pozicionin e një drejtuese të nivelit të mesëm.

"Ligji e skualifikon, Rama e emëron"/ Sadleva Bodo në krye

Ajo nuk do plotësonte dot pesë vitet që kërkon ligji i emërimit të saj, edhe nëse CV-ja do “këmbëngulte” se 3 vjet e 3 muaj tregojnë për një drejtoreshë të nivelit të lartë.

Nga gushti i vitit 2021 deri në emërimin e fundit, ajo ka qenë këshilltare ligjore në BKH. Një këshilltar jep mendime, nuk drejton struktura dhe nuk ka vartës. Por dhe pesha e germave të institucionit, nuk e kthen dot një këshilltare në drejtore, aq më pak “të nivelit të lartë”.

Për më tepër, drejtoresha e BKH-së, apo drejtori i saj, nuk mund të kenë pasur një drejtoreshë për ta urdhëruar dhe të njëjtën për t’u këshilluar!

Mungesa në “llogarinë” e viteve, në rastin më të favorshëm do ta mbulonte me 3.3 vite eksperiencë kandidaten Bodo, ndërsa në një lexim të ftohtë të ligjit, nuk do i jepte asnjë ditë në nivelin e lartë drejtues.

Kryeministri Rama emëroi Sadleva Bodon, Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve, pasi ministri i Drejtësisë ia propozoi dhe, “pastori” kishte verifikuar me kujdes karrierën e saj.

Toni Gogu i serviri kryeministrit një kandidate të “s’kualifikuar”, për të marrë një firmë të pamerituar; një emërim që nuk plotësonte kushtet minimale ligjore.

Kush e detyroi ministrin të kalonte dy herë “derën e burgut”? Një herë kur propozoi kandidaten Bodo dhe, të dytën kur shkoi për të kryer “lutjen” e mbrëmjes së vonë, në IEVP Fier?

Kandidatja Sadleva Bodo, tashmë është drejtoreshë e “lartë” e burgjeve. Emërimi i saj ngre shumë pikëpyetje për “fijet” që tërhiqen pas në kohë dhe hijet që i mbajnë fort në duar.

Kur, këtë të hënë deputeti Erald Kapri, në një komision parlamentar, i drejtoi disa pyetje të vështira drejtoreshës Bodo, ajo me një qetësi olimpike i tha: “…do t’ju lutesha t’i referoheni kuadrit ligjor të cilin unë sapo e citova, dhe të ndiqni procedurën për çdo lloj kërkese, që juve doni t’ju vihet në dispozicion.”.

Deputeti Kapri, nuk e dinte që, drejtoresha e burgjeve iu lut t’i referohej pikërisht ligjit që ishte shkelur me të dyja këmbët, për emërimin e saj./Kontrast

Previous Post

Veliaj kërkon të përballet me Ramën në gjykatë! Çfarë po planifikon Lali? Kërcënim i thjeshtë apo do të hapë gojën?!

Next Post

I akuzuar për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg pjesëtarin e një grupi kriminal (EMRI)

editor

editor

Next Post
I akuzuar për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg pjesëtarin e një grupi kriminal (EMRI)

I akuzuar për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg pjesëtarin e një grupi kriminal (EMRI)

TË FUNDIT

I akuzuar për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg pjesëtarin e një grupi kriminal (EMRI)

I akuzuar për trafik droge, GJKKO dënon me 8 vite burg pjesëtarin e një grupi kriminal (EMRI)

November 11, 2026
“Ligji e skualifikon, Rama e emëron”/ Sadleva Bodo në krye të Burgjeve, mes pikëpyetjeve për kriteret ligjore!

“Ligji e skualifikon, Rama e emëron”/ Sadleva Bodo në krye të Burgjeve, mes pikëpyetjeve për kriteret ligjore!

November 11, 2026
Veliaj kërkon të përballet me Ramën në gjykatë! Çfarë po planifikon Lali? Kërcënim i thjeshtë apo do të hapë gojën?!

Veliaj kërkon të përballet me Ramën në gjykatë! Çfarë po planifikon Lali? Kërcënim i thjeshtë apo do të hapë gojën?!

November 11, 2026
Armando Subashi blen 662 MLN lekë makinat elektrike të Agron Papulit, një kompani denoncon tenderin

Armando Subashi blen 662 MLN lekë makinat elektrike të Agron Papulit, një kompani denoncon tenderin

November 11, 2026
Skandal në Ujësjellësin e Kamzës/ KLSH zbulon kaosin: punësime pa kritere, tendera me shkelje dhe miliona lekë dëm

Skandal në Ujësjellësin e Kamzës/ KLSH zbulon kaosin: punësime pa kritere, tendera me shkelje dhe miliona lekë dëm

November 11, 2026
Koçeku ngre alarmin për sigurinë e elektriçistëve: 10 viktima në 10 muaj

Kandidati për president i Austrisë Gunther Fehlinger mbështet Marjana Koçekun

November 11, 2026
Studentët braktisin auditoret, gati për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë

Studentët braktisin auditoret, gati për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë

November 11, 2026
Apeli rëndon pozitën e Oltion Bistrit, dënohet edhe për korrupsion e pastrim parash

Apeli rëndon pozitën e Oltion Bistrit, dënohet edhe për korrupsion e pastrim parash

November 11, 2026
“Rama jep dorëheqjen”, thirrjet e “makthit” që e ndoqën kryeministrin deri në Dublin

“Rama jep dorëheqjen”, thirrjet e “makthit” që e ndoqën kryeministrin deri në Dublin

November 11, 2026
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

November 11, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bardhi sulmon kreun e SPAK: Është blerë nga pushteti me leje ndërtimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL