Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dështon nisma për shkarkimin e Hegseth, Trump: Një patriot i madh amerikan u shpall i pafajshëm

    Londra përballet me një faturë të re nga BE për frenimin e emigracionit ilegal, përtej 662 milionë stërlinave për Francën

    2.5 miliardë lekë për zgjedhjet e 9 majit 2027/ Celibashi në Kuvend: Votimi elektronik gati në 450 qendra

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dështon nisma për shkarkimin e Hegseth, Trump: Një patriot i madh amerikan u shpall i pafajshëm
    Botë

    Dështon nisma për shkarkimin e Hegseth, Trump: Një patriot i madh amerikan u shpall i pafajshëm

    November 11, 2026
    "Raketat goditën Tiranën"/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes ngatërron kryeqytetet (VIDEO)
    Pete Hegseth,

    Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA kanë bllokuar përpjekjen për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndaj të cilit ishin ngritur akuza për shkelje të Kushtetutës amerikane. Në qendër të kritikave ishte vendimi për nisjen e operacioneve ushtarake kundër Iranit pa marrë më parë autorizimin e Kongresit.

    Përveç ndërhyrjes ushtarake në Iran, Hegseth akuzohej edhe për sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe, operacionet në Jemen, kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe presionet e pretenduara ndaj senatorit demokrat Mark Kelly.

    Me 211 vota pro dhe 204 kundër, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi kalimin e tetë akuzave në Komisionin e Drejtësisë, duke ndalur për momentin procedurën e shkarkimit. I vetmi republikan që votoi në mbështetje të nismës së demokratëve ishte Thomas Massie, i cili ishte edhe iniciatori i rezolutës.

    Presidenti Donald Trump reagoi menjëherë pas votimit, duke e cilësuar rezultatin si një fitore për administratën e tij. Në një postim në platformën Truth Social, ai shkroi se përpjekja e demokratëve për të shkarkuar Hegseth kishte dështuar në mënyrë të turpshme.

    “Një patriot i madh amerikan u shpall i pafajshëm”, deklaroi Trump, duke mbrojtur njëkohësisht operacionet ushtarake amerikane në Iran dhe Venezuelë.

    Nga ana tjetër, sekretari i Mbrojtjes i hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato si një farsë politike. Hegseth mbrojti ligjshmërinë e operacioneve ushtarake, ndërsa theksoi se presidenti Trump kishte vepruar në interes të sigurisë kombëtare amerikane.

    Megjithatë, çështja politike mund të rikthehet në vëmendje në janar, kur demokratët pritet të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit.

    Ndërkohë, zhvillimet politike kanë sjellë edhe ndryshime në drejtimin e republikanëve në Kongres. Jim Jordan është zgjedhur për të udhëhequr republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve si forcë e pakicës, duke zëvendësuar Mike Johnson, ndërsa John Thune është rizgjedhur në krye të republikanëve në Senat.

    Hegseth
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dështon nisma për shkarkimin e Hegseth, Trump: Një patriot i madh amerikan u shpall i pafajshëm

    November 11, 2026

    Londra përballet me një faturë të re nga BE për frenimin e emigracionit ilegal, përtej 662 milionë stërlinave për Francën

    November 11, 2026

    2.5 miliardë lekë për zgjedhjet e 9 majit 2027/ Celibashi në Kuvend: Votimi elektronik gati në 450 qendra

    November 11, 2026

    Salla: 5.3 miliardë lekë për skemën kombëtare, 100 milionë më shumë mbështetje për fermerët

    November 11, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.