Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dalë në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Finlandën në Ligën C të Ligës së Kombeve, duke folur për pritshmëritë nga skuadra, atmosferën në stadium dhe strategjinë që kuqezinjtë do të ndjekin për të marrë tri pikët.
Maran shpreson që Shqipëria të tregojë një tjetër fytyrë, veçanërisht në aspektin ofensiv, dhe të arrijë të gjejë rrugën e rrjetës. Ai vlerësoi mbështetjen e tifozëve, duke theksuar se prania e tyre është një motivim shtesë për ekipin.
“Fakti që do të jenë kaq shumë tifozë tregon se ata besojnë te ne. Kam vënë re një dëshirë shumë të madhe te lojtarët për të vazhduar dhe për të ruajtur vlerat e kësaj skuadre. Ne përfaqësojmë diçka shumë të madhe, kombin”, u shpreh trajneri.
I pyetur për deklaratat e përfaqësuesve të Finlandës, të cilët kanë ardhur në Shqipëri me synimin për të marrë vendin e parë dhe tri pikët, italiani theksoi se skuadra e tij duhet të përqendrohet te objektivat dhe loja e saj, pa u ndikuar nga fjalët e kundërshtarit.
Një tjetër çështje e diskutuar ishte deklarata e kapitenit Berat Gjimshiti pas ndeshjes me San Marinon, lidhur me tendencën e disa lojtarëve për të kërkuar suksesin individual. Maran zbuloi se mesazhi është kuptuar menjëherë nga grupi.
“Sinjali është marrë direkt nga skuadra. Ekipi e ndien përgjegjësinë dhe është i vetëdijshëm edhe për gabimet që mund të bëjë, por edhe për atë që duhet të përmirësojë”, deklaroi ai.
Sa i përket planit për ndeshjen me Finlandën, Maran ishte i qartë: Shqipëria do të kërkojë të shënojë dhe njëkohësisht të mos lejojë gol në portën e saj. Trajneri pranoi se paraqitja ndaj San Marinos ka ngritur disa pikëpyetje mbi procesin e punës, por kujtoi se në përballjen e parë me Finlandën kuqezinjtë patën mundësi për të shënuar më shumë gola dhe për ta mbyllur ndeshjen më herët.
Ai shtoi se skuadra është e vetëdijshme për atë që duhet të tregojë në fushë, duke synuar një paraqitje bindëse përballë tifozëve shqiptarë.
© SYRI.net
Ismajli kritikon hapur filozofinë e Silvinhos: ‘Ai futboll nuk ekziston’, ja pse i përshtatet më shumë loja e Maranit
Plas me Jasir Asanin në Iran, gjyqtari anësor e pëson keq pas ofendimeve me familje
Krizë e thellë te Mançester Junajtid, rekordet negative shtohen dhe tifozët humbasin duriminBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: