Negociatat/ Të dërguarit e SHBA-së udhëtojnë drejt Moskës, takohen me Vladimir Putin
I dërguari i SHBA-së Jared Kushner dhe Steve Witkoff do të udhëtojnë drejt Moskës për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, dhe më pas do të zhvillojnë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Dublin, pas përfundimit të dy ditëve negociatave trepalëshe në Abu Dhabi.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Uashingtoni shënuan përparim të ndjeshëm, ku palët ranë dakord për shkëmbimin më të madh të të burgosurve të luftës deri më tani, ndërsa negociatori kryesor rus Vladimir Medinsky deklaroi se palët i janë afruar paqes.
Pavarësisht këtij përparimi humanitar, mosmarrëveshjet kryesore territoriale mbeten të pazgjidhura. Russia përjashton mundësinë e shkëmbimit të territoreve dhe insiston në arritjen e objektivave të saj ushtarake, ndërsa Ukraina kërkon ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve përpara se të diskohet arkitektura e ardhshme e sigurisë.
Presidenti Zelensky mirëpriti përfshirjen e partnerëve evropianë në diplomaci, duke theksuar se siguria evropiane nuk mund të vendoset pa praninë e Evropës, ide kjo që po mbështetet edhe nga Gjermania. Në terren, tensionet ushtarake mbeten të larta.
Forcat ruse goditën infrastrukturë energjetike dhe një treg në rajonin e Odesës duke shkaktuar viktima, ndërkohë që Ukraina ndërmori sulme me dronë ndaj porteve dhe rajoneve kufitare ruse.
Përpjekjet diplomatike do të vijojnë me takimet e dërguarve amerikanë me liderët e dy vendeve për të eksploruar më tej idetë e rëna dakord.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




