Lifestyle
Temperatura deri në 24 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e enjte
Ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri në 11 gradë celcius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




