Për deputetin e PD, Luçiano Boçi, konvertimi i dënimit të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci është sa paradoksale, aq edhe qesharake.
Në intervsitën e mesditës në edicionin e lajmeve në Syri Tv, Boçi tha se një kryebashkiak hajdut detyrohet t’i shërbejë komunitetit që ka grabitur.
Sipas ligjvënësit demokrat, një vendim i tillë i drejtësisë shqiptare tregon dramën e vërtetë të saj, ku njerësit e Ramës, përkëdhelen e mbrohen me lobingje dhe mbrojtje imuniteti dhe në fund shpërblehen me dënime të tilla.
Kjo sipas Boçit, tregon se SPAK nuk thellohet në hetimet e zyrtarëve socialistë, pasi tregon marrëveshjen e Ramës për të mos i prekur.
Është një vendim me natyrë qesharake. Kryebashkiaku mund të bëjë punë në komunitet dhe t’i shërbejë komuniotetit. Deri tani ka vjedhur komunitetin sipas gjykatës, dhe tani do bëjë punë në komunitet. Deri tani është provuar që e ka grabitur. Një grabitës komuniteti shkon i shërben komunitetit.
Drama e drejtësisë sonë, që njerëzit e Ramës, përkëdhëlen e mbrohen, ka lobingje, mbrojtje imuniteti dhe në fund dalin me dënime të tilla. Duket sikur është rastësore por mënyra e ndërtimit të marrëdhënies s’ka ndodhur kur Becit i doli marrëveshja me Berberin, por me shitblerjen e energjisë.
SPAK s’është thelluar, pasi është marrëveshja me Ramën që të mos preket Beneti e të tjerët me qëllim që t’i ketë sërvitorë politikë votash, trafiqesh e interesash, sdm me krimin e organizuar.
Beneti ëhstë ai që rrotulloi marrëdhëniet me Bajrat dhe krimin e organizuar në Shkodër. Rama formate të tille i ka pjesë të qeverisë e grupit parlamentar dhe janë të gatshëm, të bjënë gjithçka në emër të shërbimit ndaj Ramës.
© SYRI.net
Këlliçi: I shërbeu Ramës për të zhdukur 15 bashki, bashkëkryetari i 5D Arbjan Mazniku, shpërblehet me 250 milionë lekë
Protesta nuk ndalet/ Studentët dhe qytetarët rrethojnë Ministrinë e Arsimit, kërkojnë largimin e Ramës
FOTO/ Dako me Gjknurin - Nisin pazaret e para për bashkinë e Durrësit në kampin socialist