Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të enjte në “Air Albania” një ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve ndaj Finlandës. Dhe në mënyrë të pazakontë, superkompjuteri i gjigandëve të statistikave “OPTA”, e cilëson atë favorite absolute për sfidën.

Zakonisht, Shqipëria cilësohet me diferenca të tilla vetëm me ekipe të dobëta, por simulimet e superkompjuterit të “OPTA” i japin asaj një avantazh të ndjeshëm edhe ndaj një ekipi si Finlanda që nuk është shumë larg në renditjen e FIFA-s. Në 49,1% të rasteve, simulimet parashikojnë Shqipërinë si fituese të duelit.

dfgfgdgfdgfddgfdgfdfg

Barazimi ndërkohë ndeshet në 25,6% të rasteve, që është rezultati i dytë më i mundshëm, me fitoren e finlandezëve që ndeshet në vetëm 25,3% të simulimeve të sistemit kompjuterit të gjigandëve të statistikave.

Në ndeshjen e parë, “OPTA” parashikoi me 48,1% fitoren e Finlandës, 26,7% barazimin dhe 31,6% fitoren e Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb