Futbollisti shqiptar Lutfi Dalipi ka arritur një sukses të veçantë, duke u renditur në vendin e parë në një vlerësim të publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), në bashkëpunim me kompaninë Impect.

Ky vlerësim analizon paraqitjet e futbollistëve nën moshën 21-vjeçare në 65 gara të ndryshme në mbarë botën, duke i krahasuar ata me bashkëlojtarët e tyre në klubet përkatëse.


Në renditje janë përfshirë vetëm lojtarët që kanë regjistruar më shumë se 450 minuta në fushë.

Në këtë listë, Dalipi ka zënë pozitën e parë me indeksin 1.96, duke lënë pas disa prej emrave më premtues të futbollit ndërkombëtar.

Në vendin e dytë renditet argjentinasi Gianluca Prestianni, futbollist i Benficas, me indeksin 1.715, ndërsa në pozitën e tretë është spanjolli Jorge Salinas i Racing Santanderit, me 1.641.

Pesëshen e parë e plotësojnë Franco Mastantuono, i huazuar te Fiorentina nga Real Madridi, dhe Gessime Yassine i Strasburgut.

Dalipi është në pronësi të klubit zviceran Young Boys, ndërsa aktualisht është i huazuar te FC Vaduz, ku po vazhdon karrierën e tij.

Renditja e publikuar nga CIES-i përbën një vlerësim të rëndësishëm për talentin shqiptar, i cili ka lënë pas në këtë indeks futbollistë që janë pjesë e klubeve të mëdha evropiane, si Benfica dhe Real Madridi./Telegrafi/