Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.
Rrugës protestuesit nuk kanë kursyer ironitë e tyre me kore ndaj deputeteve të Partisë Socialiste.
Ata kanë ironizuar deputeten Sara Mila, që sot u thirr në SPAK, teksa pandehet se ka kryer korrupsion në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Mes thirrjeve të protestuesve ishte edhe deputetja Zegjine Çaushi, të cilës i thonë “mos e gëzo shtëpinë e re”.
Lidhur me këtë akuzë, Çaushi ka thënë më herët se nuk ka blerë shtëpi në Tiranë pasi u bë deputete, por ka prenotuar një hyrje dhe ka marrë kredi në bankë.













