Mauricio Poçetino do të drejtojë këtë fundjavë ndaj Haitit ndoshta atë që është ndeshja e tij e fundit si trajneri i SHBA. Kjo, pasi argjentinasi po bëhet gati të firmosë për Mançester Junajtid, duke u ulur në pankinën e “djajve të kuq”.

Mediat angleze raportojnë se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe klubi anglez është gati të paguajë klauzolën e largimit prej 10 milionë dollarësh që gjendet në kontratën e tij me SHBA. Junajtid fillimisht do të shkarkojë nga puna Majkëll Kerrik, ndërsa më pas do të bëjë zyrtar edhe afrimin e Poçetinos, për të cilin është një kthim në Angli ku bëri emër sidomos në drejtimin e Totenhemit.

Kësisoj, Poçetino do mbyllë shumë më shpejt se sa pritej projektin me shumë emra të rinj te SHBA, ku pjesë të ekipit kohët e fundit kishte bërë edhe mesfushorin shqiptar Adri Mehmeti, duke e grumbulluar dhe aktivizuar me skuadrën e parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb