Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qeveria teknike, mesazhe të forta nga BE

VIDEO/ U dënua me burg nga Apeli i GJKKO, Tela: Oltion Bistri nuk ndodhet në Shqipëri, s’dihet nëse do kthehet

18:33, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se ish-drejtuesi i policisë Oltion Bistri ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se nuk dihet nëse do të kthehet për të vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të GJKKO-së.

Tela theksoi se gjykata ndryshoi akuzën dhe rëndoi dënimin vetëm për Bistrin, ndërsa për të gjithë të pandehurit e tjerë la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Sipas tij, Bistri ishte personazhi kryesor në këtë histori, pasi njoftonte Pëllumb Gjokën për kontrollet që do të kryheshin në aktivitetet e tij të lojërave të fatit, duke i zbuluar sekretin shtetëror në këmbim të përfitimeve financiare.

Tela ngriti pikëpyetje edhe mbi vlerësimin e provave nga dy shkallët e gjykimit, duke theksuar se ato që nuk u konsideruan prova të mjaftueshme në shkallën e parë, shërbyen për ndryshimin e vendimit në Apel.

Ai kritikoi gjithashtu funksionimin e SPAK-ut dhe GJKKO-së, duke deklaruar se, krahas prokurorëve dhe gjyqtarëve që bëjnë detyrën, ka edhe nga ata që, sipas tij, bëjnë lojën e pushtetit dhe përpiqen të përfitojnë nga pozicionet e tyre.

‘Që të kthehemi te çështja Oltion Bistri, po t'i bashkojmë bashkë. Në Gjykata e Apelit ka dhënë vendimet dhe ka ndryshuar akuzën dhe ka shtuar dënimin vetëm për Oltion Bistrin, të gjithë të tjerët i ka lënë siç ishte shkalla e parë.

Dhe personazhi i rëndësishëm në këtë histori, sigurisht që ishte Oltion Bistri. Përtej faktit që konsiderohet si mashë e Belinda Ballukut në polici dhe i ka shërbyer asaj dhe me punë të tjera brenda policisë.

Në këtë rast, fabula ishte e thjeshtë në kuptimin që Oltion Bistri njoftonte Pëllumb Gjokën që do vinte kontrolli te makinetat e tij të lotarive. Dhe Irena Gjoka për këtë e dënoi, pra nxori sekretin shtetëror. Pra e njoftoi atë që po të vjen kontrolli. Ndërkohë që për këtë kontroll, ai merrte shpërblim dhe ky shpërblim përbënte atë shumën e madhe që u konfiskua.

Për shkallën e parë këto nuk quheshin prova, por të njëjtat prova shërbenin për Gjykatën e Apelit. Unë dua të theksoj këtu që në atë strukturën e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, ka disa prokurorë dhe disa gjyqtarë që përpiqen të bëjnë maksimumin e punës së tyre dhe një pjesë e madhe tjetër e cila bën lojën e pushtetit, bën lojën e tyre, përpiqet të përfitojë sa të mundet nga ai pozicion që ka.

Edhe në këtë rast tjetër me dosjen ‘5D’, kemi disa vite që i dëgjojmë. Hynë, arrestohen, lirohen, ngrihet akuza. E rëndësishme është të kuptojmë që në fund fare të këtij procesi, a do dënohen me vite burg që kthehen në shërbim prove, a do dënohen me vite burg që meritojnë, por mbi të gjitha, paratë që ata kanë marrë, çfarë do bëhet me ato? Pronat që ata kanë vënë, çfarë do bëhet me ato? Kjo është e rëndësishme në këtë rast.

Bistri ndërkohë u lirua dhe nuk ndodhet në Shqipëri. Nuk e dimë nëse do kthehet të vuajë dënimin në Shqipëri sepse ndodhet jashtë. Me informacionet e mia është jashtë Shqipërisë.’, u shpreh gazetari Andi Tela në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco