Hita pritet në Romë nga homologu italian, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi policor

11 Nëntor 2026 | 18:54

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është pritur në Romë nga homologu i tij italian, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Prefekti Vittorio Pisani. Në qendër të takimit zyrtar ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kibernetike.

Gjatë takimit dypalësh, dy drejtuesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes strukturave policore shqiptare dhe italiane, duke vënë në dukje rezultatet e skuadrave të përbashkëta hetimore kundër grupeve kriminale ndërkufitare. Këto struktura u cilësuan si një model i suksesshëm bashkëpunimi në nivel evropian.

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, falënderoi Policinë Italiane për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, ndërsa theksoi se thellimi i marrëdhënieve me partnerët strategjikë do të jetë një ndër prioritetet kryesore të drejtimit të tij.
“Ju falënderoj për pritjen dhe Policinë Italiane për gjithçka ka bërë ndër vite për të mbështetur Policinë e Shtetit. Shpreh gatishmërinë time që këto marrëdhënie besimi dhe bashkëpunimi, mjaft të shkëlqyera, jo vetëm t’i ruajmë, por edhe t’i thellojmë akoma më tej”, u shpreh Hita.

Nga ana e tij, Prefekti Vittorio Pisani rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Policisë Italiane për homologët shqiptarë, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe kriminalitetit kibernetik.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte vijimi i mbështetjes me monitorim ajror për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri.

Takimi në Romë synon forcimin e mëtejshëm të koordinimit mes dy policive, shkëmbimin e informacionit dhe rritjen e kapaciteteve të përbashkëta për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bosnjë-Hercegovinë, arrestohen 15 persona në një operacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar në një operacion të gjerë policor në Bosnjë-Hercegovinë, që kishte në shënjestër dy grupe të ndërlidhura të krimit të organizuar, të...
17:18 | 11/11/2026

Ambasadori i Izraelit: Njerëzit që urrenin hebrenjtë tani nuk kanë frikë ta shprehin

Gjatë një interviste për Euronews, Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, foli dhe për antisemitizmin, teksa tha se pas sulmeve të...
17:10 | 11/11/2026

Airbnb: Inteligjenca artificiale zgjidh 40% të kërkesave pa ndërhyrje njerëzore

Airbnb ka ulur me më shumë se 17% koston e shërbimit ndaj klientit për çdo rezervim, krahasuar me një vit më parë, kryesisht falë përmirësimeve...
15:56 | 11/11/2026