Futbollisti shqiptar Lutfi Dalipi ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm, duke u renditur në vendin e parë në një vlerësim ndërkombëtar të publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), në bashkëpunim me kompaninë Impect.
Studimi përfshin futbollistët nën moshën 21-vjeçare në 65 kompeticione të ndryshme në mbarë botën dhe analizon performancën e tyre në raport me bashkëlojtarët në klubet përkatëse.
Në këtë vlerësim janë përfshirë vetëm lojtarët që kanë regjistruar të paktën 450 minuta aktivizim në fushë, duke krijuar kështu një bazë krahasimi mes talenteve të rinj.
Dalipi ka kryesuar renditjen me indeksin 1.96, duke lënë pas emra të tjerë premtues të futbollit ndërkombëtar.
Ky rezultat përbën një vlerësim të rëndësishëm për futbollistin shqiptar dhe dëshmon nivelin e paraqitjeve të tij, në një klasifikim ku konkurrojnë talentet e rinj nga dhjetëra kampionate të ndryshme në botë.
Top U2⃣1⃣ outfield players vs teammates in 6⃣5⃣ leagues 🌐 as per #CIES Index with @impect_official 📊
— CIES Football Obs (@CIES_Football) November 11, 2026
🥇 #LutfiDalipi 🇨🇭🇦🇱🇽🇰🇵🇹 x1.865
🥈 #GianlucaPrestianni 🇦🇷 x1.715
🥉 #JorgeSalinas 🇪🇸 x1.641
Top 💯 👉 https://t.co/tC9l1TgyRi
#Mastantuono 🇦🇷 #Yassine 🇲🇦 #Felicissimo 🇵🇹 #Menzo 🇳🇱 #DeLaCuesta 🇦🇷 #Yamal 🇪🇸 #Zika 🇨🇿
© SYRI.net
De la Fuente mbron Lamine Yamal: Kishte lëng në gju, nuk e kuptoni ende?
Flick, trajneri që nuk vendos asgjë rastësisht: negocion me lojtarët për minutat dhe pozicionet në fushë
Interi merr lajmin e mirë për Thuram, ekzaminimet konfirmojnë vetëm...Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: