Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në festivalin e njohur të muzikës Coachella.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shkruar: “Besoj se do të shihemi në shkretëtirë”, duke iu referuar festivalit që mbahet në qytetin e Indios, në Kaliforni të SHBA-së.
Dua Lipa ka bërë të ditur gjithashtu se biletat për festivalin do të dalin në shitje të premten, më 13 nëntor, në orën 12:00.
Coachella është një nga festivalet më të mëdha dhe më të njohura të muzikës në botë, ku çdo vit performojnë artistë të njohur ndërkombëtarë.