Shehaj pas takimit me ambasadoren e BE-së: Ndryshimi nuk ndalet nga dhuna dhe pazaret politike

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ndau hollësi për bisedën, Shehaj tha se u shpreh i bindur që ndryshimi historik që kërkojnë shqiptarët nuk mund të pengohet. Sipas tij, qytetarët duan sot më shumë se kurrë t’i japin fund një klase politike 35-vjeçare dhe të shohin të korruptuarit të ndëshkohen.

Të lidhura

None found

“Shqipëria po përballet me një ndryshim historik, të kërkuar masivisht nga shoqëria: largimin e klasës së vjetër politike 35-vjeçare dhe përballjen e të korruptuarve me drejtësinë. Ky proces nuk mund të ndalet. Këtë mesazh i përcollëm sot ambasadores së BE-së në Tiranë, zonjës Sofia Moreira de Sousa”, shkroi Shehaj.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama nuk do të arrijë as ta ndalë protestën qytetare, as ta vendosë drejtësinë nën presion. Shehaj theksoi gjithashtu se me Ramën nuk mund të ketë tryezë për dialog apo marrëveshje.

“Edi Rama nuk mund ta pengojë këtë ndryshim përmes dhunës ndaj protestuesve, përpjekjeve për të vënë drejtësinë nën kontroll apo pazareve. Me Edi Ramën nuk ka tryeza, marrëveshje e pazare. Kërkesa është vetëm një: dorëheqje!”, u shpreh Shehaj.

Në takim, kryetari i Partisë Mundësia shoqërohej nga deputeti Erald Kapri dhe Sekretarja e Përgjithshme e partisë, Barbara Doda.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetbetparkkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet