Protestuesit kundërshtojnë sërish gjobat e policisë në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”

11 Nëntor 2026 | 19:37

Në protestën e ditës së sotme në Tiranë janë mbledhur sërish të rinj dhe studentë, kryesisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ndërkohë, janë regjistruar debate mes disa qytetarëve dhe punonjësve të policisë, të cilët po vendosnin gjoba administrative për personat e konstatuar në protestë. Efektivët u kanë kërkuar qytetarëve dokumentet e identifikimit për të kryer procedurën e ndëshkimit administrativ.

Kryesisht gjobat janë vënë për bllokimin e rrugës duke penguar kështu dhe qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita pritet në Romë nga homologu italian, në fokus lufta kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimi policor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është pritur në Romë nga homologu i tij italian, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Prefekti...
18:54 | 11/11/2026

Bosnjë-Hercegovinë, arrestohen 15 persona në një operacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar në një operacion të gjerë policor në Bosnjë-Hercegovinë, që kishte në shënjestër dy grupe të ndërlidhura të krimit të organizuar, të...
17:18 | 11/11/2026

Ambasadori i Izraelit: Njerëzit që urrenin hebrenjtë tani nuk kanë frikë ta shprehin

Gjatë një interviste për Euronews, Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, foli dhe për antisemitizmin, teksa tha se pas sulmeve të...
17:10 | 11/11/2026